Çka ju ofrojmë ne?

Eksperiencë në të cilën mund të mbështeteni

Me MCM Cargo, ju mund të transportoni një gamë të gjerë të mallrave, duke filluar:

  • nga tekstilit e deri tek plastika;
  • nga makineritë e deri tek pjesët e avionëve;
  • nga ngarkesa të konsoliduara në materiale elektronike.

Ne i transportojmë mallrat tuaja në mënyrë shumë të sigurtë dhe i dorëzojmë ato sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Dihet se është mëse thelbësore që kompania juaj e transportit të ju ofroj zgjidhje të përshtatshme të transportit, duke ju dhënë juve fleksibilitetin e nevojshëm për t’i shërbyer klientëve tuaj dhe për të maksimizuar efikasitetin.

NE E BËJMË PIKËRISHT KËTË.

MCM Cargo ka siguruar të gjitha shërbimet e transportit të ngarkesave, në më shumë se 550 destinacione në të gjithë botën.

Ju sigurojmë se me MCM Cargo, mallrat tuaja do të trajtohen me kujdes dhe do të transportohen në kohën e duhur.

Kujdes të veçantë për mallra speciale.

Me përvojën e saj, MCM Cargo transporton të gjitha llojet e ngarkesave si:

  • pako të vogla,
  • kafshë të gjalla,
  • gjëra të vlefshme,
  • mallra të freskëta,
  • produkte teknologjike dhe mallra të rënda.

Ngarkesë speciale nënkupton ngarkesën e cila kërkon procedura të veçanta për pranimin, trajtimin dhe ngarkimin.

Ne ju sigurojmë se ngarkesat tuaja barten me kujdes nga ne dhe me plot përgjegjësi.

Freski gjatë gjithë rrugës

Shumë produkte shpesh kërkojnë kontroll të temperaturës gjatë transportimit dhe ruajtjes së tyre, ku përfshihen:

  • produktet farmaceutike; vaksinat, serumet dhe proteinat.
  • produktet ushqimore; perime, fruta, mish dhe peshk të freskët / të ngrirë, produkte qumështi dhe produkte të tjera.

Produkte të tilla kanë nevojë për temperaturë të ftohtë gjatë transportimit të tyre.

Dihet se është mëse thelbësore që kompania juaj e transportit të ju ofroj zgjidhje të përshtatshme të transportit, duke ju dhënë juve fleksibilitetin e nevojshëm për t’i shërbyer klientëve tuaj dhe për të maksimizuar efikasitetin.

Kontejnerët e kontrolluar nga temperatura mundësojnë kontrollin e temperaturës në të gjitha fazat e ciklit të transportit për të siguruar që produktet brenda nuk ndikohen kurrë nga kushtet e ndryshme gjatë udhëtimit.

Me shërbimin tonë ju mund të transportoni produktet tuaja në çdo destinacion dhe ne ju sigurojmë që ato do të mbërrijnë të freskëta.

Një udhëtim komod për miqtë tanë më të mirë.

Live Cargo ofron shërbime të transportit ajror për kafshë të gjalla dhe kafshë shtëpiake në të gjithë botën.

Ekipi ynë e di se transportimi i kafshëve të gjalla përmes ajrit kërkon kujdes të jashtëzakonshëm dhe vëmendje të hollësishme.

Live Cargo ofron shërbime transporti të kafshëve për:

  • kafshë të mëdha dhe të vogla
  • kafshë shtëpiake,
  • kafshë ekzotike dhe bagëti.

Bazuar në përvojën tonë 10 vjeçare në logjistikë ne transportojmë kafshët në kushte të shëndetshme dhe paqësore.

Ne u ofrojmë atyre rehati dhe përdorim pajisje speciale ndihmëse gjatë rrjedhës së të gjitha dërgesave tona.

Ne kujdesemi që:

  • brenda kontejnerëve të jetë temperatura e duhur, të ketë ventilim dhe ushqim.
  • strehimi i kafshëve të bëhet në llojin e duhur të kontejnerëve.
  • të ketë kujdes veterinar gjatë gjithë transportit.

Transport i shpejtë

Express Cargo ofron shërbime të shpejta të transportit ajror për transportimin e ngarkesave nga një vend në tjetrin në afat të shkurtër.

Mallrat tuaja mund të transportohen në të gjithë botën me shpejtësi.

Nëse ju duhet të zëvendësoni makineritë e dëmtuara ose të prisni për pjesë këmbimi urgjente në rast të një bllokimi të linjës së afërt, MCM Cargo falë proceseve shumë efikase të Express Cargo-s, ju mundëson kohë të shkurtër transportimi në aeroportet e nisjes dhe mbërritjes.

Ne ju japim zgjidhje fleksibile dhe të shpejtë me cilësinë më të lartë të dërgesave për këtë lloj transporti.

Shërbimi ynë i transportit të ngarkesave express është një zgjidhje e përkryer për proceset e zinxhirit të furnizimit dhe mallrat e konsumit që lëvizin shpejt dhe duhet të jenë ne vendin e caktuar në kohën e caktuar.

Shërbime premium për dërgesat tuaja të veçanta

Me shërbimet tona premium ne ju japim përparsi ngarkesave tuaja, shërbimet tona premium janë të përfeksionuara dhe jemi gati që gjithmonë t'i plotësojmë kërkesat tuaja për cdo lloj transporti që keni nevojë.

Nëse ju dëshironi standarde më të larta për dërgimin e ngarkesave tuaja, ju duhet të përdorni shërbimet tona premium.


Cookies Consent

This website use cookies to ensure you get the best experience on our website.

Learn more