KUSH JEMI NE?

MCM Cargo është ofrues i shërbimeve të logjistikës, duke mbështetur industritë dhe tregtinë e vendit në rrjetin global. Operojmë si kompani anëtare e “MCM GROUP”, me zyrën qendrore në Prishtinë, Kosovë. Kemi arritur të jemi kompania e preferuar e transportit ajror, rrugor dhe detar për dërgesat brenda dhe jashtë vendit.

Ne mbajmë një pozicion të lartë në industrinë e teknologjisë, transporteve speciale, mallrave të konsumueshme dhe logjistikës së ngjarjeve speciale. Klientela jonë përfshinë individë dhe biznese të ndryshme, për të cilët transportojmë mallra komerciale apo personale.

Synimi ynë është të ofrojmë një shërbim të përsosur dhe të lartë cilësie. Klientët besojnë tek ne me ngarkesa të çmuara për shkak të aftësisë sonë për të reaguar shpejtë, mbrojtur plotësisht ngarkesat e tyre dhe dërguar dërgesat në destinacion në kohë.

Me një staf me përvojë të lartë dhe një rrjet global të gjerë, synojmë të mbështesim industritë e vendit për zhvillim ekonomik duke siguruar transport efektiv dhe duke krijuar lidhje të forta në zinxhirin e furnizimit.

Për këtë, të lëvizim shpejt, të reagojmë shpejt dhe dorëzojmë shpejt, janë ato që na bëjnë të veçantë. Klientët tanë na besojnë me ngarkesa të çmuara sepse ne kemi provuar aftësinë tonë për të reaguar shpejt, për të mbrojtur plotësisht ngarkesën tuaj dhe për ta dërguar në kohë dërgesën në destinacionin përkatës.

Ne i kushtojmë vëmendje standarteve ndërkombëtare dhe politikave të përmirësimit në industrinë e logjistikës.

Fuqia jonë njerëzore është faktori më i rëndësishëm për suksesin tonë.


Misioni

Misioni ynë është që të vazhdojmë të ofrojmë shërbim sa më të mirë për klientët tanë dhe partnerët e biznesit dhe të veprojmë me përgjegjësi në çdo aspekt.

Në përputhje me këtë mision, ne artikulojmë atë që po ndodh në sfondin e shërbimeve tona të ngarkesave ajrore.

Vizioni

MCM Cargo synon te bëhet një nga ofruesit më të mirë të transportit ajrorë në rrjetin lokal.

Ne mundohemi të krijojmë një lidhje jetike në ekonominë globale, duke ofruar një të ardhme sa më të mirë klientëve tanë si dhe të zgjerojmë rrjetin tonë të transportit.


Cookies Consent

This website use cookies to ensure you get the best experience on our website.

Learn more